Header Ads Widget

Përbërja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

 Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë është miratuar vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës në përbërje:

1.      Albert Zogaj, kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës anëtare Drita Rexha;

2.      Valbona Disha, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta penale (material procedural), zëvendës anëtar Afrim Shala;

3.      Zenel Leku, anëtar  i komisionit, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës anëtare Edije Sezairi;

4.      Halide Reka, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës anëtar Hajrip Krasniqi; dhe

5.      Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe e drejta administrative, zëvendës anëtar Nenad Lazic.

Vendimi do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim

Post a Comment

0 Comments

Technology