Header Ads Widget

Padi për inicimin e konfliktit administrativ ( forma)

 

GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË - DEPARTAMENTIT PËR ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

 

Paditësi: Sh. Sh. nga Prishtina, rruga “Nënë Tereza” pn.

 

E paditura: A.A, ne Prishtinë, rruga                   

 

P A D I

Për inicimin e konfliktit administrativ

 

Për  anulimin  e vendimit nr.                  , datës                      , të lëshuar nga DK., dhe kthimin e parave në shumën prej                                           .

 

Për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës,

 

Për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale sepse nuk janë aplikuar drejtë dispozitat ligjore nga neni 16 pika 1.1 i LKA-së;

 

Për shkak se në procedurë, që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, sepse është konstatuar në mënyrë të gabuar dhe jo të plotë gjendja faktike nga (neni 16 pika 1.3 i LKA-së);

 

Për shkak të aplikimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

A R S Y E T I M

 

E   paditura   me vendimin  nr.                     datës                         , ka refuzuar kërkesën    për    rishqyrtimin    e    vendimit        ZBD-së  me   nr.                                                      , datës , me të cilin vendim është kontestuar vlera e mallit e zhdoganuar duke e rritur bazën doganore, bazuar në metodën e gjashtë të vlerësimit duke shfrytëzuar të drejtën ligjore nga neni 291 pika 2 të Kodit Doganor dhe të Akcizave 03/L-109, për shkak kontestimit çmimit transaksionit mallit importuar sipas DUD-ave

                . E paditura ka vlerësuar se dokumentacioni përcjellës i mallit lëndor ka qenë i pa mjaftueshëm sepse sipas tyre mungonte kontrata e shitblerjes, pagesa dhe deklarata eksportuese.

 

Edhe pse e paditura ka pasur në dispozicion si kontratën e bashkëpunimit ndërmjet SH.Sh. dhe A.A.  sh.p.k datës , dhe dëshminë e bankës për transferin e mjeteve në emër të avancit në shumën prej euro, të datës     .


Konform nenit 66 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, respektivisht nenit 123 të Udhëzimit Administrativ 11/2009, që ka të bëjë me implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, me rastin e paraqitjes së mallit doganor, paditësja deklaratës unike doganore i ka bashkangjitur të gjitha dokumentet përcjellëse që kërkohen dhe që duhet bashkangjitur deklaratës doganore dhe atë: faturat e mallit nr.          datë      ;

 

Transaksionet     ndërkombëtar     bankar    i    datës                        ,    shumën prej      euro; Packing list; Kontrata për bashkëpunim e lidhur ndërmjet Sh.Sh. dhe AA. Shpk, e datës      .

 

Dhe përkundër të gjitha dokumenteve të dorëzuara që dëshmojnë për çmimin e vërtet për mallin e paguar e paditura i anashkalon të gjitha këto prova të pakontestueshme dhe bënë rivlerësimin e mallit me metodën e tret dhe të gjashtë të vlerësimit pa dhënë asnjë shpjegim shtesë me shkrim.

 

proces mbi përcaktimin e vlerës mallrave datës                   , thuhet se është bërë pagesa në kesh. Në rastin konkret kemi të bëjmë me dy kompani që kanë bashkëpunim disa vjeçar dhe se të gjitha pagesat kryhen përmes bankës. Kësaj radhe janë  paguar                                                                euro,   sipas  transaksionit    bashkangjitur   dhe barazimet ndodhin ndërmjet kompanive kohë pas kohe. Prandaj  shuma prej          euro ishe bërë si formë avanci.

 

Tutje në proces, si argument për aplikimin e metodës së III të vlerësimit përmendet DUD-i i datës   , shtrohet pyetja se a ka qenë malli i njëjtë në këto dy dërgesa, pasi që siç dihet në mallrat e tekstilit dallimet sado të vogla e bëjnë diferencën në çmim. Po ashtu në çmime duhet marr parasysh edhe bashkëpunimin disa vjeçar që ka importuesi me eksportuesin dhe sasinë e madhe të mallrave të blera që bëjnë që të përfitojnë çmime më të lira.

 

Me rastin e deklarimit, paditësi i ka paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe dokumentet përcjellëse që kërkohen dhe që duhet bashkangjitur deklaratës unike doganore konform nenit 66 të Kodit Doganor dhe të Akcizave respektivisht nenit 123 të Udhëzimit Administrativ 11/2009 që ka të bëjë me implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave. Andaj nga arsyet e cekura më lart konstatohet se e paditura me rastin e nxjerrjes së vendimit nuk e ka konstatuar drejtë gjendjen faktike, prandaj një vendim  i tillë duhet të anulohet.

 

Vendimi i atakuar është nxjerr në kundërshtim me nenin 33 dhe 34 të KDA-së, pasi që Zyra e Pranimit ka aplikuar metodën e 6 të vlerësimit edhe pse ka qenë dashur të aplikohet metoda e parë e vlerësimit konform nenit 33. Në rast se nuk do të ishin plotësuar kushtet për tu aplikuar metoda e parë e vlerësimit, neni 34 parasheh që


metodat e vlerësimit të aplikohen sipas radhës dhe nuk mund të kalohet nga e para në të gjashtën pa i aplikuar metodat e vlerësimit.

 

Neni 34 pika “Kur vlera doganore nuk mund të përcaktohet sipas nenit 33, ajo duhet të përcaktohet sipas renditjes kronologjike të nën-paragrafëve (a), (b), (c) dhe (d) të paragrafit 2, duke filluar nga nën-paragrafi i parë (metoda e dytë), që lejon përcaktimin e asaj vlere, me përjashtim të rasteve në të cilat radha e aplikimit të nën- paragrafëve (c) dhe (d) mund të kapërcehet me kërkesën e deklaruesit”.

 

Prandaj, në rastet kur dëshmohet me prova se çmimi i paraqitur është real, pra është çmimi i vërtet i paguar, nuk lejohet të aplikohet metoda tjetër e vlerësimit por aplikohet metoda e parë ashtu siç e parasheh neni 33 i KDA-së.

 

Paditësi në procedurën e zhdoganimit të mallit i ka paraqitur të gjitha provat e nevojshme siç janë faturat, dëshmit bankare për ekzekutimin e pagesave, që janë prova bindëse se çmimi i deklaruar është vlera e transaksionit-çmimi i vërtet i paguar për mallrat që paditësi i ka importuar.

 

Prandaj, në rastet kur dëshmohet me prova se çmimi i paraqitur është real, pra është çmimi vërtet i paguar, nuk lejohet të aplikohet metoda tjetër e vlerësimit por aplikohet metoda e parë ashtu siç e parasheh neni 33 i KDA-së.

 

E paditura ka shkel dispozitat procedurale, sepse nuk mund të kontestohet vlera e  mallit pa u dëshmuar jovaliditeti i dokumenteve që e kanë përcjellë mallin. Dogana e Kosovës për ta ngritur çmimin është dashur të bëjë verifikimin e dokumenteve përkatësisht ta bëjë verifikimin e çmimit me të cilin është importuar ky mall.

 

Gjithashtu, e paditura ka bërë edhe shkelje të rregullave të procedurës administrative, përkatësisht parimin e objektivitetit dhe të paanshmërisë neni 7 i Ligjit për Procedurën Administrative 02/L-28,p asi që zyrtarët doganor nuk kanë vepruar në mënyrë objektive me rastin e kontestimit të vlerës së këtij malli duke mos dhënë peshën e duhur fakteve që kemi prezantuar. Si pasojë e një konstatimi të tillë të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike kemi aplikimin e gabuar dhe shkeljen e dispozitave ligjore materiale duke aplikuar nenin 35.1 të KDA-së, pasi që është dashur të aplikohet dispozita ligjore nga neni 33.1 i KDA-së, për arsye se ne kemi plotësuar kushtet ligjore për pranimin e vlerës së transaksionit të mallit me rastin e prezantimit të dokumenteve të nevojshme.

 

Siç mund të konstatohet me lehtësi, e paditura vendimin e vet nuk e ka arsyetuar fare, pasi që arsyetimi i dhënë është i përgjithësuar dhe nuk është i formuluar qartë dhe nuk jep sqarime të bazës ligjore dhe faktike. Nga arsyetimi nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek konstatimi se paditësi ka paraqitur vlera më të ulëta nga vlerat në të cilat


pretendon e paditura. E paditura nuk sqaron se pse nuk ju ka besuar provave të paraqitura me rastin e ankesës dhe të gjitha këto prova i konsideron të pamjaftueshme.

 

Konform nenit 84 të LPA-së, Akti administrativ duhet të përmbajë një përmbledhje të gjendjes faktike dhe një deklarim të bazës ligjore. Po ashtu, neni 85 i LPA-së parasheh që “Përveç rasteve kur ligji vet parashikon dhënien e arsyeve, duhet të jepen domodosmërisht arsyet për të gjitha ato akte të cilat pjesërisht ose tërësisht: a) mohojnë, shuajnë, kufizojnë apo prekin në ndonjë mënyrë tjetër të drejta dhe interesa ligjore ose vendosin detyrime apo ndëshkime; b) përbëjnë vendim në lidhje me kërkesat për rishqyrtim apo ankimet; c) përbëjnë një vendim të kundërt me pretendimet e palëve të interesuara ose janë në kundërshtim me një informacion apo propozim zyrtar; d) përbëjnë devijim nga praktika e ndjekur për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme; e) shkaktojnë revokimin, shfuqizimin, modifikimin ose pezullimin e një akti të mëparshëm”.

 

Neni 86 pika 1 parasheh që: “Arsyetimi duhet të formulohet qartë dhe të përfshijë shpjegimin e bazës ligjore dhe faktike të aktit”. Pastaj pika 3 e të njëjtit nen parasheh që “Arsyetimi me të dhëna të paqarta, kontradiktore ose të pasakta, është i barasvlershëm me mungesën e arsyetimit”.

 

Prandaj ky vendim i të paditurës është nxjerr në kundërshtim të plotë me formën e paraparë me Ligjin e Procedurës Administrative dhe si i tillë, konform nenit 92 pika c, e LPA-së.

 

Me rastin e deklarimit, paditësi i ka paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe dokumentet përcjellëse që kërkohen dhe që duhet bashkangjitur deklaratës unike doganore konform nenit 66 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës,  respektivisht nenit 123 të Udhëzimit Administrativ 11/2009, që ka të bëjë me implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Andaj, nga arsyet e cekura me lartë konstatohet se e paditura me rastin e nxjerrjes së vendimit nuk e ka konstatuar drejtë gjendjen faktike, prandaj një vendim i tillë duhet të anulohet.

 

Gjithashtu e paditura ka bërë edhe shkeljen e rregullave të procedurës administrative, përkatësisht parimin e objektivitetit dhe të paanshmërisë neni 7 të Ligjit për Procedurën Administrative, pasi që zyrtarët e të paditurës nuk kanë vepruar në mënyrë objektive me rastin e kontestimit të vlerës së këtij malli duke mos dhënë peshën e duhur fakteve që kam prezantuar. Si pasojë e një konstatimi të tillë të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike të përshkruar si më larë, si dhe shkeljeve së rregullave të procedurës administrative kemi aplikimin e gabuar dhe shkeljen e dispozitave ligjore materiale duke aplikuar nenin 35.1 të KDA-së, pas që është dashur të aplikohet dispozita ligjore nga neni 33.1 i KDA-së, për arsye se janë plotësuar kushtet ligjore për pranimin e vlerës së transaksionit të mallit me rastin e prezantimit të dokumenteve të nevojshme.


Nga të cekurat më lartë, konstatohet se e paditura, vendimin e atakuar e ka nxjerr me aplikim të gabuar të dispozitave ligjore dhe se qëllim të vetëm ka inkasimin e saj më shumë mjeteve duke shkelur çdo ligj dhe rregullore dhe atë në kurriz të bizneseve të ndershme.

 

Prandaj, nga të cekurat më lartë, i propozojmë gjykatës që të hap shqyrtimin gjyqësor, të administroj provat dhe të bie:

 

A K T GJ Y K I M

 

I.        APROVOHET kërkesëpadia e paditësit Sh.Sh. nga Prishtina

 

II.     Anulohet vendimi i të paditurës A.A numër           , i datës                  

 

III.   Obligohet e paditura A. A. që paditësit t’ia kthej shumën prej                       , me kamat vjetore 8 % nga data    e deri në kthimin e tyre.

 

IV.   Secila palë i bartë shpenzimet e veta procedurale.

 

Prishtinë, datë                                                                PADITËSI, Sh. Sh.

 


Post a Comment

0 Comments

Technology