Header Ads Widget

Në mbledhjen e radhës të qeverisë, votohet Komisioni për Provimin e Jurisprudencës

 Në një njoftim në Facebook, ministrja e Drejtësisë, zonja Albulena Haxhiu ka njoftuar se është finalizuar Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, i cili në procedurë do të votohet në qeveri në mbledhjen e radhës.



Sapo finalizuam propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ky propozim do t'i procedohet ZKM në mënyrë që të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë dhe t'i procedohet Kuvendit për votim. Këtë çështje e kemi konsideruar me prioritet duke marrë parasysh interesimin e shumë kandidatëve për t'ju nënshtruar Provimit të Jurisprudencës. Ministria e Drejtësisë do të kujdeset që Provimi i Jurisprudencës të jetë i organizuar mirë e transparent dhe secili të jetë në nivelin e detyrës ⚖

Sapo finalizuam propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të...

Posted by Albulena Haxhiu on E mërkurë, 14 April 2021

Post a Comment

0 Comments

Technology