Header Ads Widget

Test psikologjik: Çfarë është më me rëndësi për ju në jetë?




 Më poshtë mund të gjeni një test psikologjik që mund të ju mësojë shumë gjëra për veten.

Testi është shumë i thjeshtë dhe ka vetëm një pyetje, transmeton Klan Kosova.

Imagjinojeni sikur duhet të bëni pesë gjëra.

Qetësoni një foshnje që është duke qarë

Të largoni rrobat që janë duke u tharë, sepse ka filluar shiu

Të ndaloni ujin ( në mënyrë që uji të mos marrë kuzhinën tuaj)

Të hapni derën (sepse dikush po troket)

Apo të përgjigjeni në telefonin që po cingëron

Në çfarë radhe do t’i bënit këto gjëra?

Më poshtë rezultati:

Nëse gjëja e parë që bëni është të qetësoni foshnjen që qan, atëherë gjëja më e rëndësishme për ju është familja.

Nëse vraponi për të larguar rrobat nga shiu, atëherë prioritet për ju është dashuria.

Nëse ndaloni ujin që po rrjedh, atëherë i jepni shumë rëndësi parasë.

Nëse shkoni për të hapur derën, atëherë vendosni shoqërinë në vend të parë.

Nëse lajmëroheni në telefonin që po cingërron, atëherë për ju prioritet është karriera dhe puna

Post a Comment

0 Comments

Technology