Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.
Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin.
Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozes.
Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut.
Përsa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë.
Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet tek hudhra,
Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.
Sallata me kastravec dhe hudhër
Përbërësit
2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle
Përgatitja:
Si fillim qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin, dhe bashkë me lëkurë priteni në copa të vogla.
Përzjejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh.
Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri.
Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe menteje.
Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës./AgroWeb.org
0 Comments