Header Ads Widget

Momenti historik i kirurgut polak, 23 orë brenda një salle operacioni

 

Momenti historik i kirurgut polak, 23 orë brenda një salle operacioni


E shpallur si fotografia më e mirë e vitit 1987, është poashtu edhe një nga 100 fotografitë më domethënëse të shekullit sipas National Geographic.

Fotografia e shkrepur në këtë sallë operacioni paraqet një moment historik, pasi në atë sallë për herë të parë u krye transplanti i zemrës në Poloni, ku kirurgu i famshëm Dr. Zbignieë Religa, pas atij operacioni që zgjati plot 23 orë, vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në monitor ndërsa në anën tjetër asistenti i tij flen në dysheme, shkruan KultPlus.

Mjeku legjendar, Dr. Zbignieë Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri në moshën 71 vjeçe, ndersa pacienti vdiq në vitin 2017, ne moshën 88 vjeçare.

Kjo fotografi është realizuar nga James Stanfield në vitin 1987.


Post a Comment

0 Comments

Technology