Header Ads Widget

Çfarë ndodh nëse votohet Albin Kurti sipas KQZ


 Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit. Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se  “nëse një fletëvotim shënohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik.

Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dëngje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve.

“Këto të dhëna paraqiten në Fletat llogaritëse të kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar. Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënime, por ato nuk barten të gjitha në formularët e rezultateve të kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”,

Post a Comment

0 Comments

Technology