Header Ads Widget

Betohen 11 avokat të rinj në Kosovë






 Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 11 Avokatë dhe 30 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Republikën e Kosovës.

Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Behar Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë në pajtim me Kodin e Etikës dhe me profesionalizëm të lartë.

Kryetari Ejupi u zotua se ai dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë afër avokatëve duke i përkrahë ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti z. Adnan Pacolli, avokat në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që Oda, aktualisht numëron 1111 avokatë dhe 207 praktikantë.


Burimi: Oda e Avokatëve

Post a Comment

0 Comments

Technology