Header Ads Widget

U.D. Presidentja Vjosa Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

 Prishtinë, 25.01.2021 – Në pajtim me propozimin e KGjK-së, U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot njëzet e tre (23) gjyqtarë të rinj.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Post a Comment

0 Comments

Technology