UNIVERSITETI I PRISHTINËS
“HASAN PRISHTINA”
UNIVERSITY OF PRISHTINA
Rr Xhorxh Bush, Ndertesa e Rektoratit, 10 000 Prishtine Republika e Kosoves
Tel: +381 38 244 183 • E-mail: rektorati@uni-pr.edu • www.uni-pr.edu
Keshilli Drejtues ne vazhdimin e mbledhjes se dates 10.12.2020, te mbajtur me date 17.12.2020,
mori vendim qe te shpall:
KONKURS
Per ndarjen e bursave universitare per vitin akademik 2020/2021
I. Kushtet e pergjithshme
1. Bursa universitare ndahen per studentet e nivelit te studimeve themelore (ba^elor).
2. Te drejte aplikimi per burse universitare kane studentet te cilet i plotesojne keto kushte:
2.1. Te jene studente te rregullt te fakulteteve te Universitetit te Prishtines;
2.2. Te jene studente te vitit te dyte e me larte;
2.3. Te mos kene vit te perseritur te studimeve;
2.4. T’i kene dhene te gjitha provimet e parapara per vitin perkates te studimeve ne afatin e
shtatorit te vitit akademik 2019/20;
2.5. Te kene note mesatare te studimeve me se paku 9.00 (nente pike zero).
3. Perjashtimisht nga pika 2.5, studentet e Fakultetit te Ndertimtarise, te Fakultetit Arkitektures,
te Fakultetit te Inxhinierise Mekanike, te Fakultetit Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike, si
dhe studentet e Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Matematikes dhe
Departamenti i Fizikes, mund te aplikojne edhe me note mesatare me te ulet, por jo me pak se
8 (tete).
4. Studentet te cilet ne vitin akademik 2019/2020 kane pasur statusin e studentit me
korrespodence, nuk kane te drejte aplikimi per burse universitare per vitin akademik 2020/2021.
II. Dokumentacioni i nevojshem per aplikim
Studentet te cilet i plotesojne kushtet nga pika nje (I) e ketij konkursi duhet t’i paraqesin keto
dokumente:
1.1. Kerkesen per aplikim;
1.2. Vertetimin per statusin e studentit dhe deshmine per regjistrim tc vitit akademik 2020/21;
1.3. Transkriptin e notave dhe
1.4. Fleteparaqitjen (shkarkohet nga ueb-faqja e universitetit).
2. Dokumentet e kompletuara dorezohen fizikisht ne zyren e sherbimit te studenteve ne fakultetet
perkatese:
2.1. Fakultetet jane te obliguara qe ne perputhje me kriteret e percaktuara me kete konkurs t’i
pergatisin listat e studenteve te cilet i plotesojne kriteret per fitimin e burses universitare
per miratim nga Keshilli Drejtues i UP-se.
2.2. Kandidatet te cilet nuk i plotesojne kriteret e sipershenuara, sherbimi i studenteve ne njesite
akademike perkatese nuk do t’iu leshoje Fleteparaqitjen e cila ua mundeson aplikimin per
burse.
2.3. Pergjegjesine per saktesine e te dhenave do ta bartin dekanet e njesive akademike.
3. Bursat universitare per vitin akademik 2020/2021 per rezultatet e arritura te vitit akademik
2019/2020 do t’u ndahen studenteve te nivelit ba^elor, te cilet i plotesojne kushtet e percaktuara
ne kete konkurs, ndersa lartesia e burses eshte percaktuar me vendimin nr.3/914, te dates
17.12.2020.
III. Afati i aplikimit
Afati i aplikimit zgjate 15 dite, perkatesisht prej dates 21.12.2020 deri me date 10.01.2021 ne
oren 15:30.
IV. Afati i ankesave
1. Studentet te cilet konsiderojne se kane pasur te drejte perfitimi te burses universitare dhe nuk
jane perfshire ne listen e studenteve perfitues te burses, kane te drejte ankese ne afat prej 48
oresh pas dites se publikimit te listave.
2. Ankesat e dorezuara pas afatit nuk do te merren ne shqyrtim.
3. Ankesat duhet te dorezohen ne zyren nr. 19, ne ndertesen c Rektoratit te UP-se.
V. Publikimi
Vendimi do te publikohet ne tabelat e shpalljeve te fakulteteve
Universitetit: www.uni-nr.edu.
0 Comments