Header Ads Widget

Çka është PZAP dhe si funksion?

 


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është institucion i pavarur, që është përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet lidhur me procesin zgjedhor, si rrjedhojë edhe vendimet që dalin nga KQZ-ja. Palët e pakënaqura kanë të drejtë të paraqesin ankesë dhe apele në PZAP brenda 24 ore nga koha e marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së. Për ankesën, PZAP vendos brenda 72 ore nga momenti i pranimit të ankesës apo apelit. 


Për çfarë ankesa mund të marrë vendime PZAP?

PZAP mund të vendos për ankesa lidhur me këto çështje:

  • Nëse subjekti politik jep informata të pavërteta rreth përshtatshmërisë së kandidatëve
  • Nëse subjekti politik shkelë Kodin e Mirësjelljes
  • Nëse subjekti politik nuk dorëzon raportin për financa në KQZ, në afatin e paracaktuar kohor, ose nëse e dorëzon të paplotësuar ose të pasaktë
  • Mosmarrëveshjet në lidhje me ngjarjet politike në vende publike
  • Apel në lidhje me procedurat në vendvotim
  • Nëse anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të nominuar nga subjektet politike apo OJQ-të nuk i ndjekin trajnimet dhe nuk përmbushin detyrat e tyre në vendvotim siç udhëzohen nga Komisioni Komunal Zgjedhor
  • Nëse subjekti politik nuk ka larguar materialet e fushatave apo është parë duke vendosur materiale në largësi prej 100m nga vendvotimi apo qendra e votimit, 24 orë para fillimit të votimit.
  • Nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka vërejtje rreth rezultateve të shënuara për vendvotim.
  • Administrimi i procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
  • Personat të cilëve iu janë shkelur të drejtat në proces zgjedhor.

 

  1. PZAP mund të vendos për apelet në lidhje me këto çështje:
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzim të aplikacionit për certifikim të subjektit politik
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzimin e certifikimit të listës së kandidatëve të subjektit politik
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për të refuzuar akreditimin e ndonjë personi apo organizate si vëzhgues në zgjedhje
  • Apel në lidhje me pranimin apo refuzimin për të marrë pjesë si votues jashtë Kosovës
  • Apel mbi vendimet e KQZ-së të përmendura në nenin 122 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.
Anëtarë të panelit janë: Shukri Sylejmani, Zyhdi Haziri, Faton Ademi, Rrustem Thaqi, Burim Ademi, Milena Deric, Adnan Konushevci, Afijete Sada-Gllogjani, Kymete Kicaj dhe Ferki Xhaferi.

Burimi: Pzap 

 

Post a Comment

0 Comments

Technology