Më dt. 23.01.2021 Oda e Përmbaruesve të Kosovës mbajti Kuvendin e Rregullt, në të cilin u zgjodhën organet e Odës (Bordi, Këshilli Drejtues, dhe Kryetari). Pas raportimit të Kryetarit për zhvillimet gjatë vitit 2020, Kuvendi diskutoi dhe propozoi disa anëtarë për Bordin e ri. Propozimet ishin të larmishme dhe – pas votimit të fshehtë – u zgjodh Bordi i ri, në të cilin disa anëtarë u rizgjodhën ndërsa disa u zgjodhën rishtas, si në vijim: zt. Destan Bujupaj, zt. Zija Bala, zt. Rushit Hoxha, zt. Kushtrim Musa, zt. Arsim Bajraktari, zt. Sheremet Livoreka, dhe zt. Arben Gashi. Po ashtu, Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit të Kontrollit: zt. Ilmi Miftaraj-Kryetar, zt. Valdrin Beka-Anëtar dhe zt. Ilir Mulhaxha-Anëtar. Pas kësaj, Bordi i sapozgjedhur zgjodhi Kryetarin e Bordit i cili sipas detyrës zyrtare njëkohësisht është edhe Kryetar i Odës, dhe për këtë pozitë u rizgjodh zt. Arben Gashi.
Burimi: Oda e permbaruesve.
0 Comments