Header Ads Widget

Nëse do t'ju pyesja: Cila është arma që ka bërë më shumë viktima?

 Nëse do t'ju pyesja: Cila është arma që ka bërë më shumë viktima?


Them se shumica prej jush do të përgjigjej: bomba atomike. Por jo, arma që ka bërë më shumë viktima është AK 47; AK është akronomi në gjuhën ruse i “Automatë Kallashnikov”, në nder të mbiemrit të shpikësit. Numri 47, është një referencë për vitin 1947 kur u shpik.
Mikhail Kalashnikov, shpikësi i armës më të famshme në botë dhe veteran i ushtrisë së kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendosi të krijonte këtë armë pasi u plagos nga nazistët gjatë Betejës së Bryansk. Dhe u frymëzua pikërisht nga armët gjermane për shpikjen e tij.
"Është faji i nazistëve që u bëra shpikës i kësaj arme; gjithmonë kam dashur të ndërtoj makineri bujqësore," pranoi ai vite me vonë.
Vlerësime të ndryshme, flasin për një shifër rreth 100 milionë AK-47 të prodhuar në të gjithë botën, ose 1 kallashnikov për 70 njerëz në botë.
Ajo që Mikhail ndoshta nuk mund ta dinte, është se kishte krijuar një instrument të përsosur të vdekjes, aq e përshtatshme për qëllimin e tij, sa që do të bëhej arma që përdoret nga ushtritë e mbi 50 vendeve në të gjithë botën.
Është arma më e kontrabanduar dhe e përdorur nga ushtarët, luftëtarë të lirisë, apo edhe pjesëtarë të botës së krimit. Është aq e famshme sa që shteti i Mozambikut e ka vendosur edhe në flamurin kombëtar. Në Afrikë, fëmijëve u jepet emri Kallash për nder të kësaj arme.
Disa ushtarë amerikanë preferojnë qartazi ta përdorin AK-47 në beteja, veçanërisht në Irak ose Afganistan, ku pluhuri dhe rëra kanë tendencën të bllokojnë armën e tyre zyrtare M-16. Ndërkohë, kushtet atmosferike dhe terreni, ndikojnë pak në funksionimin e kallashnikovit.
"Kur shoh civilë të paarmatosur që vriten ose plagosen nga kjo armë, më rrëmben ankthi dhe zemërimi. Më ngushëllon vetem fakti se e kam shpikur atë armë 60 vjet më parë për të mbrojtur interesat e atdheut tim" deklaroi Mikhail.
"Dhimbja që ndjej, thellë në shpirtin tim, është e padurueshme. Vazhdoj t'i bëj vetes një pyetje, por pa patur përgjigje. Nëse arma ime ka vrarë kaq shumë njerëz, a nuk jam unë fajtori kryesor për këtë numër të tmerrshëm të jetëve të humbura?" Pranoi Mikhail në prag të vdekjes. Vdiq në moshën 94 vjeçare, në Izhevsk, në lindje të Moskës.
Photo: Surma warrior with AK-47
near Turgit (Ethiopia).

Post a Comment

0 Comments

Technology