Kur Giovanni Falkone dhe Paolo Borselino i kërkuan të penduarit të parë të madh të mafias Tomazo Bushetës, që ti tregonte se ç'ishte mafia, ai fillimisht iu përgjigj se ky term, ishte thjeshtë një trillim letrar. Por kur pa këmbënguljen e tyre, ai iu drejtua:
Për postin e Prokurorit të Republikës ka tri kandidatura:
I pari, është një person që është shumë i përgatitur profesionalisht dhe ka një mbështetje të gjerë politike.
Ai nuk bëhet.
I dyti, është shumë i aftë profesionalisht, por nuk ka mbështetje politike.
As ai nuk zgjidhet.
I treti, jo vetëm që është i paaftë profesionalisht, por nuk ka asnjë mbështetje politike.
Ai zgjidhet. Kjo është mafia, - përfundoi Busheta.
Tomazo Busheta, i njohur ndryshe si Don Mazino, u bë i famshëm si "Bosi i 2 botëve".
Ishtë një mafioz, eksponent i Cosa Nostra;
nuk ishte një Bos, por kishte një rol të rëndësishëm. Gjatë luftës së dytë mafioze, Tomazo Busheta bashkohet me bosët Bontade dhe Inzerillo, duke u spostuar në Brazil për t'u marrë me trafikun e drogës.
Lufta e dytë mafioze fitohet nga Riina dhe Korleonezët. Busheta është një figurë e pakëndshme, sepse afër atyre bosëve që u përpoqën të luftonin Riinën. Për këtë arsye "Il capo dei capi ", vendos për vdekjen e tij, por duke pasur parasysh vështirësinë logjistike për shkak të distancës gjeografike të Bushetës, tërbimi vrastar i Riinës bie mbi 11 të afërm të bosit të 2 botëve.
Pas një përpjekje vetëvrasjeje, Busheta ekstradohet në Itali, ku takohet me gjykatësin Giovanni Falcone dhe vendos të tregojë se çfarë është Cosa Nostra, duke u bërë një bashkëpunëtor i drejtësisë. Falë dëshmive të tija, gjykatësi është në gjendje të rindërtojë atë që ishte struktura e Cosa Nostra, dhe Don Mazino do të japi një ndihmë vendimtare gjatë "Maxi Proçesit "... Janë të famshme përballjet me Pippo Calò dhe Riina. Calò del keq nga debati, pothuajse i shkatërruar; gënjeshtrat e tija nuk e mundin dot të vërtetën e Bushetës. Riina zgjodhi të mos përgjigjej gjatë përballjes me Bushetën.
Pas "Maxi Proçesit" shkoi në Amerikë, duke u bërë pjesë e një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe duke ndihmuar policinë amerikane në hetimin mafioz "Pizza Connection".
Pas vdekjes së Falcones dhe Borsellinos, dëshmoi kundër eurodeputetit Lima (gjithashtu i vrarë) dhe Giulio Andreotit.
Më vonë akuzat u konfirmuan, që të dy kishin marrëdhënie me Cosa Nostra.
Janë të famshme fjalët e Bushetës: "Unë nuk jam tradhtar, nuk e kam tradhtuar Cosa Nostran. Janë ata (Riina me të tjerët) që kanë tradhtuar Cosa Nostra".
0 Comments