INVICTUS : Uilliam Ernest Henli [William Ernest Henley]. Përkthyer nga
Ridvan Peshkopia
INVICTUS
Prej kësaj nate që kam përmbi
Skëterrë e errët dhe e pasosur
Falënderoj cilëndo perëndi
Për këtë shpirt timin të pamposhtur
As nuk u tuta as ia dhashë vajit
Në kurthet ku rasti më mbart
Përmes tallazeve të fatit
Me kokë gjakosur por gjithmonë lart
Përtej gjithë lotëve e dhimbjeve
Është hija e tmerrit tej e tej
E prapë kërcënimi i viteve
T'patrembur m'gjeti e do t'më gjejë
Sado e ngushtë të jetë një portë
Sado dënime ligji të ketë
Për fatin tim unë vetë jam zot
Për shpirtin tim komandoj unë vetë.
0 Comments