Header Ads Widget

Çka është Banka Qendrore e Kosovës?


 Banka Qendrore e Kosovës [Centralna Banka Kosova; Central Bank of Kosovo; Zentralbank Kosovo) - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të KRK dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Funksionet dhe objektivat kryesore të BQK janë të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave; të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore; të mbështesë politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë; vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve financiare (neni 7 i Ligjit për Bankën Qëndrore). BQK ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. BQK nuk do të regjistrohet në regjistrin e bizneseve. BQK është pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.

Post a Comment

0 Comments

Technology