Juristi.blog:
Kushtetuta është Bibla dhe Kurani ynë!
Ideja e
kryenegociatorit të Bashkimit Evropian për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë
që të akomodohet në të Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe, me idenë e tij
tashmë të shumë përfolur se “Kushtetuta duhet të ndryshohet se nuk është Bibla...”
duhet të kundërshtohet në mënyrë të fuqishme nga të gjithë, pa dallim.
Juristi.blog,
konsideron se ndryshimi i Kushtetutës, në çdo rast Asocacionin do e bënte
kategori kushtetuese dhe do e krijonte një pushtet të tretë i cili do të kishte
fuqi ekzekutive dhe do e dërgonte vendin drejtë një destabiliteti dhe një
ndasie edhe më të thellë.
Vendosja e
Asocacionit në Kushtetutë, duke i dhënë kompetenca në gjyqësi, arsim e
planifikim hapësinor do ishte dëmi më i madh që do i bëhej këtij shteti.
Juristi.blog,
konsideron se në as një formë, nuk duhet të ndryshohet madje as një ligj i
vetëm për të akomoduar asocacionin.
Gjykata
Kushtetuese e ka konsideruar asocacionin se është në kundërshtim me frymën
kushtetuese të vendit, madje ajo do të cenonte jo vetëm të drejtat e
komunitetit shumicë shqiptar, por dhe edhe të komuniteteve tjera jo shqiptare.
Andaj, ajo që për
Lajçakun nuk është Bibel, për ne është Bibla e Kurani, ajo nuk preket për
kërkesat e Lajçakut, e as të Lajçakëve.
Juristi.blog.
0 Comments