Header Ads Widget

Konkurs – Zyrtar Ligjor për të drejtat e Njeriut

 


Konkurs – Zyrtar Ligjor dhe për të drejtat e Njeriut

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i tetë Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpall vend të lirë të punës për:

- Zyrtar Ligjor dhe për të Drejtat e Njeriut

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të Zyrtar Ligjor dhe për të Drejtat e Njeriut:

  • Zyrtari Ligjor dhe për të Drejtat e Njeriut është përgjegjës për procesin e shqyrtimit të dokumenteve brenda Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar – FKAK;
  • Merret me përgatitjen e dokumenteve të ndryshme juridike;
  • Ofron këshilla ligjore në fushën e të drejtave të njeriut dhe sipas standardeve ndërkombëtare;
  • Inicon dhe ndihmon FKAK në përgatitjen e komenteve dhe rekomandimeve gjatë konsultimeve publike për aktet ligjore dhe nënligjore të ndryshme;
  • Monitoron zbatimin e kornizës ligjore që ndërlidhet me fushën e të drejtave të njeriut dhe aftësisë së kufizuar;
  • Ndihmon në analizimin e politikave për të cilat ofron rekomandime për temat e avokimit.

Kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë:

  • Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë – Jurist i diplomuar ose master i drejtësisë.
  • Titulli shkencor në mbrojtjen e të drejtave të njeriut është përparësi;
  • Përvojë profesionale së paku 3 vjet, në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit, duke përfshirë dhënien e këshillave juridike në fushën e të drejtave të njeriut;
  • Përvojë për procedurat e nismave legjislative në Kosovë dhe procedurave parlamentare; Provimi i Jurisprudencës është përparësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare; Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
  • Njohuri të mira pune me programet kompjuterike; 
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi.

Lokaconi: Prishtinë 

Si të aplikoni

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar, dhe; Letër motivimi;
  • Së paku dy referenca profesionale;
  • Dëshminë për kualifikimet shkollore, specializimin;
  • Në subject ju lutem shkruani emrin e pozitës që aplikoni;
  • Dokumentacionet e kompletuara duhet të dërgohen në email adresen: info@kdf-ks.org.

Afati i fundit për aplikim:

  • Jo më larg se me datë 03/11/2020;
  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh;
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen në fazat e rekrutimit 

Post a Comment

0 Comments

Technology