Header Ads Widget

Gjykata Supreme me udhëzim heq paqartësitë: Vendimet e Gjykatës për Kundërvajtje zbatohen në procedurë përmbarimore


 Prishtinë, 24 shtator 2020 – Është mbajtur seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme, gjatë së cilës, me vota unanime janë miratuar tri udhëzime;

• Udhëzimi për aplikimin e dispozitave ligjore në procedurën kundërvajtëse
• Udhëzimi lidhur me Procedurën Përmbarimore për zbatimin e vendimeve gjyqësore lidhur me gjobat, si dhe
• Udhëzimi lidhur me kompetencën e gjykatës dhe përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka shtjelluar para gjyqtarëve të pranishëm draft-Udhëzimin lidhur me shqiptimin e dënimit me gjobë për kundërvajtjet e trafikut rrugor apo kundërvajtje tjera të parapara me ligj, ku parashihet pagesa e gjysmës së gjobës. Sipas kryetarit, gjykatat themelore, sipas Ligjit për Kundërvajtje, me rastin e vendosjes me aktgjykim lidhur me shqiptimin e dënimit me gjobë për kundërvajtjet e trafikut rrugor apo kundërvajtje tjera, nuk janë të lidhura me ekzekutimin e dënimit me gjobë e as me pagesën e gjysmës së gjobës, pasi që kjo është kompetencë vetëm e organit të kundërvajtjes.

Në seancë është diskutuar edhe draft-Udhëzimi i përgatitur nga dega civile e Gjykatës Supreme, lidhur me dy dispozita kundërthënëse të Ligjit për Kundërvajtje, nenit 30 dhe 163, i cili udhëzim qartëson se për zbatimin e detyrueshëm të aktvendimeve të gjykatave themelore – divizionet për kundërvajtje, që kanë të bëjnë me shqiptimin e gjobave në të holla, janë kompetent përmbaruesit privat në Republikën e Kosovës.


Për të shkarkuar udhëzimin klikoni këtu : udhëzimi në pdf

Post a Comment

0 Comments

Technology