Header Ads Widget

Cilat janë kushtet për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës


 


Kushtet për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës sipas projekt ligjit për Provimin e Jurisprudencës janë:

1.     Kandidati i cili i nënshtrohet provimit duhet t’i plotësojë këto kushte:

 

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 

 

1.2. të ketë përfunduar Fakultetin Juridik;

 

1.3. të ketë punuar apo kryer praktikë një (1) vjeçare në gjykata, prokurori të shtetit, në zyrë të avokatisë, zyre noteriale si dhe zyre përmbarimore, apo dy (2) vite përvojë pune profesionale në institucione publike, ndërmarrje, agjenci shtetërore, shoqëri tregtare apo në administratën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ose jashtë vendit.

 

2.Vërtetimet për praktikën e kryer sipas nen-paragrafit 1.3 të jenë të lëshuara nga institucionet përkatëse.

 

 

3, Kandidati i cili ka kryer Fakultetin Juridik në ndonjë universitet jashtë Kosovës, duhet të ketë nostrifikuar diplomën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

4. Puna praktike përkatësisht përvoja profesionale e punës e përcaktuar në paragrafin 1.3 të këtij neni, llogaritet pas përfundimit të nivelit themelor të studimeve.

 

5. Përjashtimisht paragrafit 1.1 të këtij neni, kandidati nga shteti i huaj i cili ka të kryer Fakultetin Juridik në ndonjë institucion të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Kosovës, mund t‘i nënshtrohen provimit të jurisprudencës vetëm me leje qëndrimin në Republikën e Kosovës.


Post a Comment

0 Comments

Technology