Sërish synohet të ndryshohet Ligji për Provimin e Jurisprudencës
Ministria e Drejtësisë në planin e Punës të Qeverisë së Kosovës ka parashikuar ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës. Ndryshimi i ligjit sipas planit vjetor të punës të Qeverisë është paraparë të bëhet në vitin 2020. Ndryshimi i saj, parashikohet të bëhet me përpilimin e një drafti të ri, dhe me fillimin e një procedure të re për ndryshimin e ligjit, duke përjashtuar kështu draftin e mëhershëm dhe ndryshimet e propozuara në të. Nuk dihet nëse do të veprohet në bazë të planit të veprimit, apo kjo do të shtyhet për më vonë për shkak të pandemisë, gjithsesi ky është një synim i moçëm i qeverive, por që deri më tani nuk ka prodhuar rezultat.
Për të shkarkuar planin për vitin 2020 të qeverisë së Kosovës, klikoni këtu
0 Comments