Pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 24 shtator 2020.
Gjykatësi i procedurës paraprake e konfirmoi aktakuzën kundër
Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Në përputhje me rregullën 88(2) të
Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të
Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë kohë.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit
1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen
krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën
gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19
prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë
vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të
formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim
mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin
e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë
konflikt.
Për arsye sigurie, gjykatësi i
procedurës paraprake urdhëroi që aktakuza të bëhej publike me redaktime.
Aktakuzën mund ta gjeni këtu.
Informacioni për datën dhe orën e
paraqitjes së parë të Salih Mustafës para gjykatësit të procedurës paraprake do
të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë publike dhe mund
të ndiqet në transmetim me video përmes faqes së internetit të Dhomave të
Specializuara të Kosovës.
Burimi:
DHOMAT
E SPECIALIZUARA
0 Comments