Header Ads Widget

Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit


 Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelën si Avokat të Popullit, shkruan KOHA. 

Në seancë gjatë votimit kanë marrë pjesë 93 deputetë, 69 kanë votuar pro tij dhe 5 kundër.

Naim Qelaj nuk ia kishte arritur t’i merrte votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka mandat pesëvjeçar.

Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit ishte kritikuar prej shoqërisë civile për mungesë transparence, mes tjerash.

Gjatë javës së kaluar, disa organizata përmes një letre drejtuar deputetëve kishin kërkuar anulimin e këtij procesi.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Instituti KIPRED, kanë thënë se në këtë proces ka pasur probleme serioze në transparencë, respekt për parimin e meritës dhe ligjshmërinë e zbatimit të kritereve përzgjedhëse.

Sipas shoqërisë civile, paneli vlerësues ka treguar mungesë të madhe të transparencës.

Në garën për Avokat të Popullit kishin qenë Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala, ashtu si edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që ishte tërhequr me arsyetimin e njëjtë sikur ato që ka dhënë shoqëria civile


burimi: koha.net

Post a Comment

0 Comments

Technology