Lëvizja për Universitetin, goditje të fortë për Veliajn
Një takim i organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, zotëri Elion Veliaj, doli të jetë një ballafaqim midis tij dhe aktivisteve të Lëvizjës për Universitetin.
Postimi i plotë në Facebook.
"AKTIVISTËT DEMASKOJNË ERION VELIAJN NË ZYRËN E TIJ
Sot Erion Veliaj kishte thirrur një takim propagandistik me studentë për të folur për arritjet imagjinare të Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve. Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët me zë të plotë e të qartë ekspozuan karakterin mashtrues të kartës së studentit dhe mosrealizimin e asnjë premtimi që u është bërë studentëve - nga konviktet tek aboneja dhe karta studentore.
Aktivistët i përmendën edhe betonizimin e Tiranës dhe përgjegjësinë që Veliaj ka për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.
Si gjithmonë në të tilla raste, pushtetarit i mbeti fjala në grykë."
0 Comments