Header Ads Widget

Kontestohet juridiksioni i Gjykatës së Specializuar në rastin Haradinaj

 Kontestohet juridiksioni i Gjykatës së Specializuar në rastin Haradinaj




Në seancën e parë të mbajtur sot, në rastin e Nasim Haradinaj, është kundërshtuar juridiksioni i Gjykatës së Specializuar lidhur me veprat penale që dyshohet se ka kryer Nasim Haradinaj.

Mbrojtja e Haradinaj, në paraqitjen e parë ka deklaruar se " ky është një tribunal për krime lufte, ndaj klientit tim nuk ka akuza për krime lufte, andaj kjo gjykatë nuk ka juridiksion për këtë çështje penale."

Po ashtu, në këtë seancë u njoftua se para fillimit të saj, mbrojtja e Haradinaj nëpërmjet një parashtrese ka paraqitur ankesën lidhur me juridiksionin e Gjykatës, ndaj të cilës Prokuroria e Specializuar duhet të jep përgjigje deri me datë 02.10.2020.

Sipas Prokurorisë së Specializuar, në flet arrestimin i cili u lexua në këtë seancë, Haradinaj me datë 7, 16, 22 shtator ka dhënë konferencë për media, ku ka shpërndarë informata dhe dokumente konfidenciale me të dhënat për dëshmitar të mundshëm duke u publikuar dhe emrat e tyre/juristi.blog


Post a Comment

0 Comments

Technology