Header Ads Widget

Gjykata e Specializuar fton avokatin Tomë Gashi për intervistim në Eulex


 Në një postim në faqen e tij në facebook, avokati Tomë Gashi ka njoftuar se është ftuar nga ana e Gjykatës së Specializuar për të u paraqitur në Eulex për të u intervistuar së bashku me Faton Klinakun.

Ju sjellim të pa ndryshuar postimin e tij në facebook:


"DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE
Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.
Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.
Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.
Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.
Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së."

Post a Comment

0 Comments

Technology