Gazetarët mbesin pa përfaqësim ligjor falas, shkëputet njëanshëm Memorandumi i Bashkëpunimit
Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës, në një komunikatë ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Odës së Avokatëve të Kosovës për të shkëputur njëanshëm Memorandumin e Bashkëpunimit që u mundësonte anëtarëve të AGK përfaqësim ligjor falas.
Në njoftimin e AGK thuhet se kryeari i degës regjionale të OAK në Prishtinë, Nasuf Hasani e ka quajtur memorandumin “qirkuz” dhe “demoagogji” të ish kryetarit të OAK-ut, e që sipas tij ishte nënshkruar në mënyrë klandestine.
Ky Memorandum që ishte nënshkruar më 16 nëntor të vitit 2019, u shkëput nga Këshilli i ri Drejtues i OAK-ut, me arsyetimin se gazetarët nuk i përkasin kategorisë së përfituesve të ndihmës juridike falas, të përcaktuara sipas Ligjit të Avokatisë – neni 42, statuti i OAK-ut – neni 95, par. 1.13.
Duke marrë parasysh se kushtet e vështira ekonomike të gazetarëve, konkretisht pagat e vogla që ata kanë, ka qenë njëra nga arsyet dhe qëllimet e nënshkrimit të këtij memorandumi, referenca e OAK-ut në nenet e përmendura nuk korrespondon si arsyetim i vendimit të cilin e ka paraqitur Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve. Të ardhurat që përfitojnë punonjësit medial në Kosovë, nuk mbulojnë as për së afërmi kërkesat për një mbrojtje ligjore efektive. Si rezultat i kësaj, AGK vlerëson se komponenti social, i paraparë në vendimin e OAK-ut, më shumë i përgjigjet vlerësimit tonë, sesa arsyetimit të tyre.
Për më shumë, OAK ka lidhur Memorandume Bashkëpunimi me dhjetëra institucione e organizata, sipas parimit të vullnetit të mirë për bashkëpunim dhe jo si obligim për zbatim të drejtpërdrejt të dispozitave të Ligjit për Avokatinë.
Pos këtyre, Memorandumi është shkëputur pa asnjë lajmërim paraprak gjë që është në kundërshtim me Nenin 7 të Memorandumit, ku thuhet: “Palët mund të heqin dorë nga ky memorandum vetëm nëse konsideron se pala tjetër nuk është duke iu përmbajtur detyrave të parapara. Nëse njëra prej tyre vendos të largohet nga memorandumi, është e detyruar ta njoftojë palën tjetër, jo më pak se 30 ditë para datës në të cilën është paraparë të ndërpritet bashkëpunimi”. Pra, OAK nuk ka respektuar afatin e paraparë për ndërprerje të bashkëpunimit si dhe marrëveshja do të mund të shkëputej vetëm nëse ndonjëra palë do ta shkelte atë, e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur thuhet në njoftimin e AGK-së/juristi.blog

0 Comments