Depozita
Depozita [Depozit; Deposit; Verwahrung] - Depozita është një kontratë, pra një marrëdhënie juridike e detyrimeve (nenet 726 e në vazhdim të LMD). Me kontratën e depozitës detyrohet depozitmarrësi, që të marrë dhe të ruaj sendin e luajtshëm dhe t’ia kthej atë, kur këtë e kërkon depozituesi. Ky shërbim mund të jetë me shpërblim ose pa shpërblim. Objekt i kontratës së depozitës janë sendet e vogla, por me vlerë, p.sh., dokumentet, të hollat, ari etj.
0 Comments