BURSAT E EKSELENCËS SË QEVERISË ZVICERANE 2021/2022
Qeveria Zvicerane, përmes Komisionit Federal për Bursat për Studime të Huaja (FCS), jep bursa pasuniversitare për studiues të huaj. Këto bursa u sigurojnë të diplomuarve nga të gjitha fushat mundësinë për të ndjekur studime të doktoratës ose postdoktoratës në Zvicër në një universitet publik.
Informacione mbi llojet e ndryshme të bursave mund të shkarkohen në faqen e internetit: www.sbfi.admin.ch/scholarships_eng. Kandidatët e interesuar duhet të konsultohen me informacionin e sipërpërmendur, para se të kontaktojnë Ambasadën Zvicerane në Kosovë (pristina@eda.admin.ch) për të marrë formularët e aplikimit përmes postës elektronike.
Afati i fundit për aplikim është 27 Nëntor 2020.
0 Comments