Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”, paraqet një temë me rëndësi të posaçme për jurisprudencën kosovare, sidomos në kohën kur Republika e Kosovës ka filluar procesin e përafrimit dhe të aderimit në institucionet dhe mekanizmat e ndryshme të Bashkimit Evropian (BE), siç është rasti me Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit, procesin e aderimit në Konventën e Apostilit, procesin e anëtarësimit apo statusin e vëzhguesit në Konferencën e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private etj, për rastet e bashkëpunimit juridik në lëmin civile, për kërkesat që burojnë nga Kosova, apo nga shtetet tjera për Kosovën. Në këtë drejtim, vihet në spikamë edhe roli i gjykatës (gjykatave) dhe Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (DBJN), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, pastaj juridiksioni në bazë të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK) dhe kompetenca sipas Ligjit mbi Arbitrazhin, konventat ndërkombëtare që rregullojnë çështjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile, siç janë: Konventa e Luganos, Konventa e Hagës, si dhe disa prej traktateve, rregulloreve apo akteve të tjera më të rëndësishme të BE-së, siç janë Traktati i Amsterdamit, Rregullorja Brukseli I, Urdhëresa Evropiane për Pagesë, Rregullorja mbi dorëzimin e dokumenteve nr.1393/2007, Rregullorja për bashkëpunimin ndërmjet gjykatave të shteteve anëtare për marrjen e provave në çështje civile dhe tregtare, etj., që rregullojnë aspekte të së drejtës procedurale evropiane, përkatësisht bashkëpunimin juridik ndërkombëtar çështjet civile.
Totaj, Valon edhe Sallauka, Lumni (2016) Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile. Opinio Juris (2). pp. 59-85.
PDF Valon Totaj & Lumni Sallauka-shqip.pdf Download (378kB) | Shikim paraprak | |
PDF Valon Totaj&Lumni Sallauka-serbisht.pdf Download (423kB) | Shikim paraprak | |
PDF Valon Totaj & Lumni Sallauka-anglisht.pdf Download (238kB) | Shikim paraprak |
0 Comments