Transporti [Prevoz; Transport; Transport] - Transporti është një marrëdhënie juridike e detyrimeve (nenet 662 të LMD). Me kontratën e transportit detyrohet një transportues, që një send ose person të transportohet prej një vendi në një vend të caktuar, kurse pala tjetër detyrohet që për këtë shërbim të paguajë një shpërblim të caktuar. Siç mund të shihet, objekt i marrëdhënies së detyrimeve të kontratës së transportit mund të jetë si transportimi i personave, ashtu edhe i sendeve. Për këtë arsye, me ligj parashihen rregulla të veçanta për kontratën e transportit të personave (nenet 695 e në vazhdim të LMD) dhe për kontratën e transportit të sendeve (nenet 667 të LMD). Palët mund të parashohin, që për sendin e dërguar të përpilohet një fletëngarkesë, me të cilën jepen detajet e dorëzim-pranimit të sendit të transportuar (nenet 669 e në vazhdim të LMD).
0 Comments