Header Ads Widget

Ti je gjithçka veç burrë nuk je

 Nga Andrra Aliu

Ti je një fëlliqësirë, një njeri i veshur me petkun e egërsirës. Shaj, pshty, godit, gjuaj, mallko!

Shaj, se ty t’ka mallku fati me petkun e egërsirës, ndërsa mua me petkun e gruas.

Shaj, pshty, godit, gjuaj, mallko! Shaj se një dobësirë si ti nuk është mësu me dashtë, me respektu, nuk është mësu me i falë dikujt atë çka lypë me marrë vetë!

Kofsh e rrnofsh i mallkum.

Shaj, pshty, godit, gjuaj e mallko në durofsha edhe pak, në pastë jetë ky fryt i dhunës e i përbuzjes, shkatërrom se prapë aty më ke. Shkatërrom se zgjidhje tjetër nuk kam veç durimit. Shkatërrom e në fund krejt m’i njeh 7 copa në ballë, a në trup, a në zemër. Kudo, veç kursema këtë dhimbje.

Kofsh e rrnofsh i mallkum. Mallku qoftë jeta jem, rrnesa jem, mallku qofshin çdo minutë e çdo rrugë që të ka sjell te unë, qoftë mallku çdo sekond që të kam njoftë e më ke njoftë, mallku qofshin krejt çka vijnë pas teje, mallku qoftë çdo ditë që zbardh e terrohet!

Kofsh e rrnofsh i mallkum o ti që je gjithçka veç burrë nuk dite më kanë kurrë!

Post a Comment

0 Comments

Technology