Header Ads Widget

Testamenti

 Testament [Testament; Testamen; Testament] - Testamenti është akt i lirë i vullnetit të trashëgimlënësit, i cili vendos vetë në bazë të autonomisë së lirë të vullnetit për fatin e pasurisë së tij pas vdekjes (neni 69 i LT). Testamenti është një punë juridike, por një punë juridike e njëanshme, ku deklarohet vetëm një vullnet dhe në këtë rast vullneti i trashëgimlënësit. Deklarimi i vullnetit nëpërmjet testamentit ka përparësi gjithmonë para trashëgimisë ligjore. Prandaj, pas vdekjes së trashëgimlënësit, para fillimit të caktimit të trashëgimtarëve, gjithmonë duhet të konstatohet, nëse trashëgimlënësi ka lënë ndonjë testament. Për të qenë testamenti i vlefshëm duhet të plotësohen disa kushte themelore, të përcaktuara me LT. Testamenti mund të hartohet me shkrim, me gojë para dëshmitarëve, para gjykatës, para noterit dhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Post a Comment

0 Comments

Technology