Header Ads Widget

Të metat materiale

 Të metat materiale [Materijalni nedostaci; Material defects; Sachmangel] - Koncepti i të metave materiale i referohet defekteve të sendeve të cilat janë objekt i marrëdhënieve juridike. Këto defekte zakonisht shprehen në mosfunksionim të sendeve ose në funksionim jo të rregullt të tyre (shih p.sh., lidhur me kontratën e shitjes nenet 461 e në vazhdim të LMD). Si raste të te metave materiale mund të numërohen: kur sendi nuk i posedon cilësitë e duhura për përdorimin dhe funksionimin e tij; kur sendi nuk i shërben qëllimit për të cilin ai është prodhuar; kur sendi nuk përmban vetitë për të cilat palët kontraktuese janë marr veshë qe duhet ti ketë; apo kur sendi thjeshtë nuk është konform mostrës apo modelit, apo specifikacionit.

Post a Comment

0 Comments

Technology