Të metat juridike [Pravni nedostaci; Legal flaws; Rechtsmangel] - Koncepti të metave juridike i referohet defekteve formale juridike lidhur me sendet. Këto defekte zakonisht shprehen kur për shembull mbi sendin e shitur ekziston ndonjë e drejtë e personit të tretë, e cila pamundëson, pakëson apo kufizon të drejtën e shitësit që sendin e tillë t’a tjetërsoj apo shes. Për këtë qellim, çdo herë nga palët kontraktuale (shitësit) kërkohet që të garantojnë palën tjetër (blerësit) se sendet objekt të marrëdhënieve juridike nuk kanë të meta juridike dhe po ashtu të garantojnë se asnjë person i tretë nuk ka ndonjë të drejtë të konstituar mbi sendin e tillë (shih p.sh., lidhur me kontratën e shitjes nenet 461 e në vazhdim të LMD).
0 Comments