Header Ads Widget

Selimi i dërgon Qeverisë tri projektligje, me qëllim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar




 Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka dërguar sot Qeverisë së Kosovës tri propozim-projektligje.

Ministri ka thënë se me këto projekligje ka për qëllim avansimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Synim i imi është rritja dhe avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si njëri nga elementet kyçe për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Në linjë me këto synime, sot Qeverisë së Republikës së Kosovë, i kam propozuar tri projektligje:

  1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale –i cili synim kryesor ka rritjen e efikasitetit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje të ekstradimit, transferimit të personave të dënuar dhe ndihmën juridike të ndërsjelltë;
  2. Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e Personave të Dënuar- marrveshje kjo e cila synon avancimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë në sferën e bashkëpunimit jurudik ndërkombëtar në çështje penale;
  3. Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private – i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve civile të natyrës familjare, trashëgimore, pronësore, sendore dhe tregtare me element të huaj, qoftë në subjekt, objekt apo në të drejta dhe detyrime. Ky projektligj pos që është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare, heq nga rendi ynë juridik një ligj të ish sistemit, atë për zgjidhjen e konfliktit të ligjeve të vitit 1982″ shkruan Selimi në njoftim

Post a Comment

0 Comments

Technology