Gjykata Supreme përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur mendimin juridik.
“Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, në të cilën, me shumicë votash, është miratuar Mendimi Juridik lidhur me veprën penale – Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 250 i KPRK-së duke pas parasysh vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/15 të datës 23 mars 2020”, thuhet në njoftim.
Mendimin juridik të plotë mund të e shkarkoni si më poshtë:
Mendimi juridik lidhur me veprën penale-Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
0 Comments