Kontrata në dobi të personit të tretë
[Ugovor u korist trećeg lica; Contract in
favor of a third person; Vertrag zugun-
sten Dritter] - Me kontratën në dobi të
personit të tretë nënkuptohet ajo
marrëdhënie juridike në mes të kreditorit
dhe debitorit, sipas të cilës marrëdhënie,
personi i tretë fiton një të drejtë kundër
debitorit (nenet 131 e në vazhdim të
LMD). Kur dikush kontrakton në emër të
tij ndonjë kërkesë në dobi të personit të
tretë, atëherë personi i tretë fiton të
drejtën vetjake dhe të drejtpërdrejtë ndaj
debitorit, në qoftë se nuk është kon-
traktuar diç tjetër ose nuk del nga
rrethanat e punës. Kontraktuesi ka të
drejtë të kërkojë që debitori të kryejë
ndaj personit të tretë atë që është kon-
traktuar në dobi të atij personit të tretë.
Rasti tipik është p.sh. kontrata e sigurimit
të jetës për një person të caktuar në rast
të vdekjes.
0 Comments