”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është duke kërkuar për një klient "Kompani qe mirret me sherbimet te kujdesit ngaj klientit", rekrutimin e stafit për poziten:
Këshilltar i Kujdesit ndaj konsumatorit (20 Pozita)
Jemi duke kërkuar Gjermanofolës që e flasin dhe shkruajnë rrjedhshëm gjuhën gjermane, së paku niveli B2, dhe që janë fleksibil për të punuar me orare me rotacion.
Cilat janë detyrat e juaja?
- Të përgjigjeni në pyetjet, kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve duke iu ofruar zgjidhje korrekt,
- Të ofroni informata aktuale mbi produktet dhe shërbimet e Klientit tonë,
- Sjellje dhe komunikim profesional në komunikim me telefon dhe në të shkruar me e-mail,
- Të mirëmbani relacione me konsumatorët dhe prezantoni kompaninë në mënyrë profesionale.
Çka presim ne nga ju?
- Nivel shumë të mirë të gjuhës gjermane (në të shkruar dhe të folur),
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunues,
- Fleksibil për të punuar në orare me ndërrime,
- Gatishmëri për marrje të vendimeve të shpejt,
- Aftësi adaptimi me dinamikën e punës.
Çka përfitoni ju nga ne?
- Paga konkurruese,
- Benefite shtesë (Sigurim Shëndetësor, mbulim të shpenzimeve të transportit, bonuse),
- Trajnim intenziv dhe i vazhdueshëm me standarde dhe kualitet global për kujdes ndaj konsumatorit,
- Mundësi zhvillimi profesional.
Nëse ju përshtaten kriteret e përmendura dërgoni CV e juaj në gjuhën angleze ose gjermane përmes emailit: hr@hrpartners.co
0 Comments