Heqja dorë nga kërkesëpadia [Odustajanje od tužbenog zahteva; Waiver of the statement of claim; Klageverzicht] - Edhe heqja dorë nga kërkesëpadia shkakton përfundimin e procedurës sipas vullnetit të palës paditëse, por ato ndryshojnë thelbësisht në mes vete. Me heqjen dorë nga kërkesëpadia, pala paditëse heq dorë përfundimisht nga e drejta e tij subjektive private për të realizuar të drejtën e vet nëpërmjet gjykatës. Në këtë rast, gjykata nxjerrë aktgjykim, me të cilën çështja bëhet “e gjykuar”, me konsekuencën, se nuk mundet sërish të paraqitet e njëjta padi (neni 149 i LPK). Shih edhe tërheqja e padisë.
0 Comments