Fakte notore [Dobro poznate činjenice;
Notorious facts; Notorische/offenkundige
Tatsachen] - Faktet botërisht të njohura.
Faktet notore janë ato ngjarje apo ndodhi,
për të cilat nuk ka nevojë të provohen,
meqë dihet me siguri se kanë ndodhur.
Pra, faktet e tilla nuk ka nevojë të jenë
fare objekt i procedurës së të provuarit,
p.sh., nëse kërkohet shpërblimi i dëmit
nga rasti i siguruar, sepse ka ndodhur një
vërshim i madh në një vend. Se ka
ndodhur vërshimi është një fakt i ditur
publikisht dhe botërisht dhe kështu që
nuk ka nevojë të provohet. Lex non requirit verifcari, quod apparet curiae (Ligji
nuk kërkon të verifikohet, ajo që për
gjykatën është e njohur). E njëjta edhe
Manifesta non indigent probatione (E
njohura nuk ka nevojë të provohet).
0 Comments