Header Ads Widget

“Dil Jashtë!, i tha Profesori… Studentët e Juridikut Nuk e Prisnin Leksionin e Asaj Dite!

 

Profesori i lëndës “E Drejta Romake” pyeti njërin nga studentët, si e kishte emrin?

Pasi studenti i tregoi, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!

Përpjekjet e studentit për ta mbrojtur veten e tij ishin të kota, doli jashtë i thyer prej padrejtësisë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë heshtën të gjithë.

Profesori filloi prapë ligjërimin, tani me një pyetje drejtuar studentëve, pse ekzistojnë rregullat dhe ligjet…?

Njëri nga të pranishmit tha: Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: Për t’u zbatuar…

Një tjetër shtoi: Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Pasi i dëgjoi përgjigjet e tyre profesori ndaloi një moment pastaj tha: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!

Njëri nga studentët e rreshtit të parë ttha: Që t’i mbrojmë të drejtat tona, derisa të realizohet drejtësia.

Profesori tha: Po, kjo është përgjigjja, tani çfarë është dobia e drejtësisë?

Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori e kishte kurdisur që të vinte ky moment, dhe me një buzëqeshje të hollë ai iu drejtua auditorit:

Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?

Të gjithë studentët njëzëri thanë: PO!

Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin të mbrojmë zbatimin e tyre…?!

Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është thelbi që mban në këmbë çdo sistem ligjor!

Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:

“Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet t’i mbroni ligjet që drejtojnë shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!”

Post a Comment

0 Comments

Technology