“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
Drejtor i Zyrës Ligjore
Vendi i punës: Prishtinë
Orari i punës : I Plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjegjës për koordinimin e zyrës ligjore dhe funksionimin e saj;
- Harton plane të punës dhe ndihmon ne zbatimin e tyre të përcaktuara në bazë të objektivave të departamentit;
- Harton dhe zhvillon Aktet Juridike, Kontratat, Marrëveshjet dhe të gjitha format e shkresave lidhur me fushe veprimtarin e Artmotion;
- Kujdeset që përmbajtja dhe forma e akteve ( shkresave) të jetë e saktë në aspektin ligjor, gjuhësor dhe teknik;
- Përgatit opinione ligjore lidhur me fushe veprimtarin e Artmotion;
- Bashkëpunon me departamentet tjera brenda Artmotion, për aktivitete që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
- Përgatit raporte periodike sipas kërkesës së institucioneve;
- Kryen edhe detyrat tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Drejtori.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare Fakulteti Juridik ,
- Përvojë pune se paku 3 vjeçare - eksperiencë pune relevante,
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën e përgjegjësisë së Artmotion.
- Njohuri të përgjithshme për përdorimin e paketës “Office”,
- Të posedojë Patentë Shofer - Kategoria “B”,
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në së bashku me foto;
- Kopja e Letërnjoftimit ;
- Kopja e Diplomës dhe Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes e-mail - postës elektronike, në:
hr@artmotion.net
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 21.08.2020
0 Comments