Universiteti I Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit mund të hapen për studentë të rinj këtë vit, pas një viti pa akreditim.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) sot vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që të u rikthehet akreditimi institucional për vitin akademik 2020/2021, tri universiteteve publike të cilave iu ishte tërhequr akreditimi vitin e kaluar.
Me këto vendime, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ai i Prizrenit “Ukshin Hoti”, mund të regjistrojnë studentë në vitin e ri akademik që fillon në tetor.
0 Comments