Header Ads Widget

PUNË PRAKTIKE ME PAGESË PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE (9)

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE ME PAGESË PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 9 POZITA

Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 9 studentë të apo të diplomuar të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë.  Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Aktivitetit “Drejtësia Vlen” dhe puna do të realizohët në: Në Zyrët Rajonale të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në Prishtinë (1) dhe në Mitrovicë (1); Në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) në Prishtinë (2); Në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) në Prishtinë (1); Në Nismën e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) (1); Në Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL) (1); Në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) (1); dhe në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (KGSC) (1). Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi; dhe gjashtë (6) muaj, me mundësi vazhdimi, varësisht nga institucioni ku do vendosën. 

Mbi Aktivitetin Drejtësia Vlen
Drejtësia Vlen është një program tre vjeçar për qasjen në drejtësi, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe shërbimet për ndihmë juridike falas dhe ofrimin e informatave mbi ndihmën juridike falas. 

Studentët e përzgjedhur do të mbështesin njërën nga institucionet në kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Varësisht nga institucioni ku do vendosën përgjegjësitë e praktikantëve do të përfshijnë asistimin e stafit të ANJF-së në intervistimin e palëve, vendosjen e të dhënave të palëve në databazë, asistimin e OAK-së në caktimin e avokatëve pro bono, organizimin e tryezave të përbashkëta Bench Bar, ose asistimin e stafit të IAP-së në përgatitjen dhe implementimin e aktiviteteve të dizajnuara për të rritur cilësinë dhe qasjen e burimeve të informacionit publik. Asistimin e stafit të OJQ-ve në kryerjen e hulumtimeve mbi të drejtat e njeriut në Kosovë. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e programit për të planifikuar ngjarje (p.sh.  punëtori, takime informuese me qytetarët) dhe detyra tjera sipas nevojës. 

Kandidatët duhët të kenë

 • Shkathtësi të intervistimit të palëve dhe të këshillimit ligjor;
 • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
 • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
 • Afinitet të vërtetueshëm mbi të drejtat e njeriut;
 • Fleksibilitet për punë në teren;
 • Njohje të mirë të gjuhës angleze dhe zotërim të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës.
 • Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose studentë të programit master. 

Dokumentet e kërkuara
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:
• CV;
• Esen me të cilën përshkruani se pse është e rëndësishme qasja në drejtësi për të gjithë;
• Çertifikatën e notave. 

Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara (preferohët në format PDF) në e-mail adresën info@ncsc-ks.org me subjektin “NCSC Justice Matters Internship” dhe institucionin ku dëshironi të realizoni punën praktike p.sh. NCSC Justice Matters Internship – Zyra Rajonale e ANJF-së në Prizren. Data e fundit e aplikimit është 7 qershor 2020. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm aplikacionet e plota do të shqyrtohën dhe vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar NCSC apo USAID do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Post a Comment

0 Comments

Technology