Header Ads Widget

Lulet dhe Gratë: Një bashkim i shenjtë

Nga: thesublimewoman.com
Përshtatja: supergrate.net

Më herët, kur isha shumë e re, nuk më pëlqenin lulet. Besoja që dhurimi i luleve vajzave ishte shumë patetik, naiv dhe mbi të gjitha, thjesht vr-asje e luleve. Kam qenë pak hippie dhe isha kundër gjithçkaje romantike dhe të butë. Kuptohet, vishesha si djalë, çdoherë e zgjidhja të kaltrën në vend të rozës, dhe përpiqesha të isha ndryshe në çdo mënyrë të mundshme.

Tani që jam një grua e rritur, kam një vështrim krejtësisht ndryshe të romancës dhe luleve. Në një pikë të jetës sime, e kuptova se sa shumë në fakt i çmoja dhe i doja lulet. Ndodhi vetvetiu kur natyrshëm fillova të kthehesha kah vetja ime femërore, dhe papritur mund të shihja se si lulet janë absolutisht të bukuramagjike, dhe esenca e feminitetit. Që atëherë, i adhuroj lulet, veçanërisht lulet e sapo-këputura, dhe mund t’i vështroj me admirim gjithë ditën. Përveç se më pëlqejnë si dhuratë nga një burrë, unë u kushtoj vëmendje kur janë duke lulëzuar jashtë dhe vërtetë ndalem dhe u marr erë çdoherë që kam mundësi. I mbyll sytë dhe zhytem në aromat dhe ngjyrat hyjnore. Ah, i dua lulet!

Meqë kishte një lidhje të qartë mes feminitetit tim të zgjuar dhe luleve, vendosa ta hulumtojë këtë me thellësisht, dhe ja çfarë zbulova. Mbi të gjitha, bashkimi i luleve dhe grave është vërtetë i shenjtë.

Pse lulet?
A e keni vënë re si ndiheni kur dikush ju jep lule? Ndiheni mirë, sigurisht. E lumtur, e gëzuar, dhe ndoshta edhe e befasuar, ndihesh e përkujdesur, e vërejtur dhe e vlerësuar. Ose të gjitha këto përnjëherësh. Lulet na japin ndjenjën e haresëdashurisë dhe lumturisë. Të gjitha lulet janë të bukura pa përjashtim. Dhe mund ta zbukurojnë jetën tonë në mënyrë të përsosur dhe shumë lehtë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për shpirtin e një gruaje delikate.

Të gjitha lulet janë esenca e bukurisë dhe delikatesës së një gruaje. Ato janë akumulim i energjisë femërore dhe janë një version i përqëndruar i saj. Secilën herë që një grua merr lule, një mrekulli ndodh: ajo buzëqesh, humori i saj ngritet në çast dhe ajo ndihet e veçantë, ajo shkëlqen dhe zemra e saj rreh më shpejtë. Në këtë moment energjia femërore zgjohet dhe rritet e zgjërohet.

Edhe një buqetë e thjeshtë lulesh flet shumë sepse çdo grua kupton gjuhën e luleve. Kështu, lulet kanë qenë ndërmjetësues mes burrit dhe gruas për kohë të gjatë. Edhe nëse nuk ka një burrë në jetën tuaj, nëse jeni me humor të keq, blini vetes lule. Do të ndiheni më mirë në çast. Edhe më mirë, zgjedhni dhe blini lule të veçanta dhe krijoni një buqetë vetë. Kështu, edhe do ta rrisni energjinë tuaj femërore.

Të gjitha lulet kanë një cilësi magjike – ato e largojnë energjinë negative. Kjo është një arsye tjetër pse të gjithë, jo vetëm gratë, ndihen mirë kur marrin lule. Lulet si dhuratë janë falënderim për negativitetin që është larguar. Nëse një burrë i jep lule një gruaje, kjo është mënyra e tij e të treguarit që ajo është kujdesur për të, duke larguar diçka negative dhe duke e përmirësuar gjendjen e tij emocionale. Është një mënyrë e thjeshtë dhe e natyrshme e falënderimit dhe këmbimit të energjisë, për ta ruajtur baraspeshën mes femërores dhe mashkullores.

Magjia e luleve të freskëta në shtëpi
Është e rëndësishme që një grua të ketë lule të freskëta në shtëpi. Të freskëta, jo artificiale. Arsyeja është e thjeshtë: ato e pastrojnë hapësirën nga negativiteti dhe në të njejtën kohë slejjin energji pozitive të bukurisë dhe pasurisë. Kur një grua kujdeset për lule apo çfarëdo bime, ajo e mbush veten me energji femërore.

Lulet në shtëpi menjëherë e ndryshojnë humorin e një dhome. Ato sjellin jetë dhe bëjnë gjithçka të duket e rehatshme dhe paqësore. Përveç kësaj, lulet e bukura të freskëta janë zakonisht simbol i pasurisë dhe prosperitetit të familjes.

Bimët dhe lulet e gjalla janë më të mirat për pastrimin e hapësirës sonë të jetesës. Dhe është e rëndësishme t’i hudhim lulet që nuk janë të freskëta, sepse lulet e thata, pavarësisht se sa të bukura mund të duken, në fakt përfaqësojnë ngecjen.

Gjendja e luleve në shtëpi mund të jetë shenjë e energjisë së gruas. Nëse janë të forta e të shëndetshme, kjo do të thotë se niveli i energjisë së pronares është shumë i lartë. Dhe në të kundërt, kur lulet janë të dobëta, kjo do të thotë se niveli nuk është shumë i lartë dhe ndoshta duhet të ndërmerret diçka.

Kur një grua kujdeset për bimët dhe lulet, ajo kujdeset për vetë Tokën. Është një nga detyrat e saj karmike, si dikush që ka lindur në një trup gruaje, të kujdeset për botën. Kur ajo luan me lulet nëpër kopsht, ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me Tokën Nënë, e admiron dhe çtendoset.

Frekuenca vibruese e luleve

Tani, le të flasim pak për frekuencën vibruese të luleve. Frekuenca vibruese është diçka që e quajmë energji. Çdo gjë rreth nesh është e bërë nga mikrogrimcat që lëvizin vazhdimisht, apo vibrojnë në një frekuencë të caktuar. Frekuenca e një trupi të shëndoshë njeriu ndryshon nga 62 deri në 78 MHz. Mund të ndryshojë varësisht nga mendimet, humori dhe sjellja jonë.

Lulet kanë një frekuencë të lartë vibrimi, duke qenë se janë përfaqësim i bukurisë dhe esencës së bimës. Trëndafili i kuq, veçanërisht Trëndafili Damaskian ose Bulgar, ka frekuencën më të lartë nga të gjitha lulet, duke rezonuar në 320MHz. Kjo mund të jetë arsyeja pse ndihesh ashtu siç ndihesh kur dikush të jep një buqetë të tërë trëndafilash të kuq. Nëse ndjen dëshirë për t’u marrë erë vazhdimisht, kjo është përpjekje për t’u zhytur në vibracionin e tyre të lartë. Kështu që, nëse doni ta rrisësh nivelin e energjisë tënde femërore, ta ngrisësh humorin dhe t’i japësh vetes ndjenjën e mirëqenies, gjej një trëndafil, dhe zhytu në të. Ka një arsye pse trëndafilat janë lulja e dashurisë.

Lulet tjera kanë këto frekuenca:

Helichrysum – 181 Mhz

Livando – 118 Mhz

Kamomila gjermane – 105 Mhz

Tanacetum vulgare – 105 Mhz

Melissa – 102 Mhz

Angelica – 85 Mhz

Gratë dhe lulet
Dashuria ime për trëndafilat është zhvilluar gjatë disa viteve të fundit dhe tani ato janë lulet e mia të preferuars. Thuajse të gjitha produktet e mia të bukurisë janë me aromë ose vaj esencial të trëndafilimit. Dhe sigurisht më pëlqen t’u marr erë dhe t’i vështroj çdoherë që kam mundësi.

Cila është lulja jote e preferuar?/supergrate.net/

Post a Comment

0 Comments

Technology