Header Ads Widget

Praktikant/ë vullnetar/e (6)

Në baze te Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës shpall:

K O N K U R S
Nr. 01/2020

I-Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 6(gjashtë) pozita
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
Vendi: Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
Detyrat kryesore: Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:
-Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,
-Njohuri të procedurave gjyqësore;
-Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
-Njohuri të mjaftueshme ligjore;
-Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:
• Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
• Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin
civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe
Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
• Konkursi është publikuar më dt. 03.03.2020 dhe mbyllet me dt.17.03.2020

Shkarko Aplikacionin
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Supreme të Kosovës-Pallati i
Drejtësisë , objekti E- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.
Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-18-780, prej orës 08:00 - 16:00.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e
Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore
nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

• Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe
proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç
specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të
kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet
duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e
kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit
duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për
shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime
etj.
Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me
shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
• Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti
tërheqin prapa.

Post a Comment

0 Comments

Technology