Header Ads Widget

Procesi i përzgjedhjes së noterëve synohet të kthehet në pikën zero


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët kanë qenë zëri më i fuqishëm në kundërshtimin e emërimit të noterëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë, duke kërkuar një rishikim të plotë të këtij procesi.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu ka përgëzuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për insistimin dhe konsistencën e tyre në pengimin e këtij procesi të komprometuar dhe të dyshimit i cili duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas ministres Haxhiu ka qenë pikërisht reagimi i shoqërisë civile ai i cili ka bërë që kundër këtij procesi të dalin edhe një  numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan ministren Haxhiu për angazhimin e saj në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit për Legjislacion, në trajtimin e çështjes së noterëve dhe njëherit kërkuan që urgjentisht të fillojë rishikimin e gjithë këtij procesi.



Ministrja Haxhiu pasi ka dëgjuar shqetësimet dhe rekomandimet e secilit nga këta përfaqësues lidhur me procesin e noterisë, ajo u premtoi se shumë shpejt do të filloj rishikimi i gjithë procesit dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësit për ta kthyer këtë proces në pikën zero, gjithnjë duke ftuar organizatat joqeveritare dhe akterët tjerë relevant që të jenë monitorues dhe bashkëpunues./ ministria e drejtësisë

Post a Comment

0 Comments

Technology