Header Ads Widget

Krimet e urrejtjes

Krimet e urrejtjes [Zločini iz mržnje; Hate crimes; Verbrechen, das aus Hass oder Vorurteilen begangen wird] - përfshinë të gjitha krimet, përkatësisht veprat penale që kryhen në baza diskriminuese, nga motivet e urrejtjes ndaj grupeve të caktuara, për shkak të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, etj. Në të drejtën penale kryerja e veprave penale mbi baza të diskriminimit, për shkak të urrejtjes ndaj grupeve të caktuara, përcaktohet si rrethanë rënduese dhe është bazë e ashpërsimit të dënimit ndaj kryesit. Ky përcaktim në legjislacionet penale bashkëkohore përkon me mbrojtjen penale kundër diskriminimit, dhe është në pajtim me parimin themelor të barazisë para ligjit

Post a Comment

0 Comments

Technology