Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:
Jurist
Detyra dhe Pergjegjesi:
- Të zbatojë në mënyrë të vazhdueshme kërkesat ligjore dhe rregullatore të klientëve për aplikimin/miratimin/monitorimin e gjithë procesit të bashkëpunimit.
- Të përcaktojë rrezikun ligjor në të gjitha kontratat ndaj klientëve dhe furnitorëve
- Të kontrollojë limitet dhe kriteret e përputhshmërisë në lidhje me raportimin e çështjeve ligjore.
- Evidentimi i projektligjeve, ligjeve, udhëzimeve teknike, të cilat ndikojnë në aktivitetin e kompanive.
- Përpilimi dhe ndjekja e kërkesave për interpretim të Ligjit per Prokurim Publik si dhe akteve në zbatim të tij.
- Përgatitja e njoftimeve si dhe materialeve njohëse mbi ndryshimet e LPP
- Harton kontratën bazuar në kushtet e ofertës ose dokumente të tjera të dërguara nga kërkuesi si dhe propozon ndryshime te duhura te nje kontrate ne mbrojtje te interesave te kompanise.
- Sipas nevojës harton shkresa drejtuar institucioneve të ndryshme për çështje që lidhen me aktivitetin e kompanisë.
Kërkesa për kandidatët
Arsimimi dhe eksperienca:
Arsimimi dhe eksperienca:
- Diplome Fakulteti ne degen Juridik
- Eksperience pune ne kompani relevante, minimum 2-3 vjet.
- Njohuri te Ligjit mbi Shoqerite Tregtare
- Njohuri te Ligjit per Marrdheniet e Detyrimeve
- Njohuri te Ligjit per Proceduren Kontestimore
- Njohuri te Ligjit per Proceduren joKontestimore
- Njohuri te Legjislacionit te Punes.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
- Aftesi ne perdorimin e mjeteve si MS Project, MS Visio, MS Excel
- Aftesi shume të mira komunikuese me shkrim dhe me goje ne gjuhen shqipe dhe angleze.
- I orientuar drejt zbatimit te afateve, aftesi koordinuese dhe bashkepunuese.
- Aftesi shume te mira analitike
- Aftesi shume te mira organizative dhe aftesi te punes ne grup
Perparesit e kompanise:
- Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë ne javë)
- Pagë konkurruese në treg
- 20 dite pushim vjetor në vit, dhe te gjitha lejet tjera sipas ligjit.
- Sigurim Shendetesor
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: hr@infosoftsystems-ks.com .
Afati per aplikim eshte deri me 01.02.2020.
0 Comments